E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Greqia shtrëngon masat!Kërkohet testi negativ, ndalon hyrjen nga vendet e treta

Në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid-19, Greqia dhe Zvicra kanë vendosur masa të reja për të hyrë në vend. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar qytetarët në lidhje me masat e vendosura në këto vende. Ministria e Jashtme ka përcjellë masat e reja të vendosura nga Greqia për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë Covid-19. Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Ky ndalim nuk vlen për banorët e përhershëm të Republikës së Shqipërisë

Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në territorin grek, duhet:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF , në adresën elektronike https://travel.gov. gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë.

2- të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit.

Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.

Ose të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, ose në një test të shpejtë (rapid test).

Brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve për rapid test.

Testimet të jenë kryer nga laboratorët e vendit të origjinës ose tranzitit ose laboratorët publikë ose privatë të atij vendi, me kusht që laboratorë të tillë privatë të jenë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit të vendit; dhe

Lexo edhe :   Drejtori ekzekutiv i Pfizer: Normalitetit do t'i rikhehemi në pranverë

Të ketë një certifikatë të diagnozës së mësipërme, në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, e cila përfshin emrin e personit siç tregohet në pasaportë.

Lexo edhe :   Greqi/ Të pavaksinuarit mbi 60 vjeç përballen me gjoba

Të ketë një certifikatë diagnostikimi nga testi laboratorik me metodën PCR ose me rapid test. Certifikata e diagnozës lëshohet tridhjetë (30) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas tij.

Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në Greqi, do t’ju lejohet hyrja në Greqi, në qoftë se diagnostifikohen negativë në një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë.

Pikat kufitare:

Pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë.

Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...