E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Greqia mbyll nesër kufijtë me Serbinë

Duke filluar nga dita e nesërme, Greqia do të mbyllë kufijtë me Serbinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Daçiç deklaroi se nga nesër në orën gjashtë të mëngjesit Greqia do të mbyllë kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë.

“Zyra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar ambasadën serbe në Athinë se Greqia do të mbyllë kufijtë e saj për qytetarët serbë nga nesër, përveç rasteve të jashtëzakonshme ku do të ketë një leje të veçantë”, tha ai.

Me këtë rast, Daçiç iu ka bërë thirrje qytetarëve që kishin planifikuar të udhëtojnë në këtë vend, që t’i anulojnë udhëtimet e tyre.

Nga ana tjetër mediat greke raportojnë se, ministri serb i Tregtisë dhe Turizmit, Rasim Ljajiç, ka thënë për N1 se:

“Greqia po i mbyll kufijtë e saj për shkak të situatës epidemiologjike në Serbi dhe duke pasur parasysh që shumë turistë serbë ishin pozitivë pas testit të koronavirusit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Austria vazhdon izolimin deri më 7 shkurt

Austria e ka zgjatur masën e izolimit deri më 7 shkurt, teksa autoritetet shprehen të alarmuar për rritje të rasteve për shkak të varianteve...

Rindërtimi dhe pandemia/ FMN: Qeveria duhet të ketë plane rezervë

Intervistë me shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun Në rast të një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të ndërmarrin...

Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19

Milani njofton se Hakan Çakhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  Një lajm  i keq ky për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë...

E rëndë në Tiranë: Automjeti përplas për vdekje 10-vjeçaren

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme. Një automjet ka përplasur këmbësoren 10 vjeçare e cila ndërroi jetë si pasojë e...

Mosmirënjohja si streha kryesore e delenxhiut

Nga: Genc Pollo “Mosmirënjohja është streha kryesore e delenxhiut”! Ky është perifrazimi që do t’i bëja shprehjes së famshme të kryeministrit britanik të shek. 18...