E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Greqia hap fluturimet më 15 Qershor, kushti që vendos për disa zona

Duke nisur nga 15 Qershori, Greqia do të hapë fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Athinës dhe të Selanikut.

Mirëpo ka një kusht!

Sipas Agjencisë Europiane të Sigurisë Ajrore, nëse fluturimi ka nisur në një nga zonat me rrezik të lartë, pasagjerët duhet t’u nënshtrohen testeve sapo mbërrijnë.

Nëse rezultati është negativ personi do duhet të qëndrojë në vetëkarantinë për 7 ditë dhe nëse është pozitiv, do të qëndrojë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Kështu bën me dije agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, referuar njoftimit në sitin e Ambasadës Greke në Itali.

Ky vendim ka shkaktuar zemërim tek drejtuesit e zonave më të prekura të Italisë, Si Lombardia, Emilia Romagna apo Veneto.

“Greqia që vendos në kufizim Veneton, më duket aluçinante. Pyes veten se çfarë mendojnë operatorët e tyre, sepse janë turistët tanë ata që shkojnë atje. E dinë që nuk na shohin më?”- kështu është shprehur guvernatori Luca Zaia mbi hapjen e Greqisë për italianët.

“Ekspertë shëndeti ata të Greqisë”, vijoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...