E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Greqia e frikësuar nga dyndja e afganëve, ngre gardh kufitar

Greqia ka ngritur një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km (25 milje) në kufirin e saj me Turqinë, pas shqetësimit për një rritje të emigrantëve nga Afganistani.

“Ne nuk mund të presim në mënyrë pasive, për ndikimin e mundshëm”, tha Ministri i Greqisë për Mbrojtjen e Qytetarëve, Michalis Chrisochoidis. “Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”, është shprehur më tej ai.

Komentet e tij erdhën pasi Turqia u bëri thirrje vendeve evropiane, të marrin përgjegjësinë për emigrantët afganë.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se një rritje e njerëzve që largohen nga Afganistani, mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.

Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve të vitit 2015, kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë çdo afgan që mbërrin ilegalisht në vend.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...