Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij në parlament zbuloi se ministri i Jashtëm Nikos Dendias, do të vijë shumë shpejt në Tiranë, për të folur lidhur me marrëveshjen për detin Jon.
Ndërkohë, Mitsotakis ka njoftuar para deputetëve grek se Greqia do të shtrihet me deri në 12 milje në perëndim të detit Jon. Tashmë ky projektligj ka kaluar në parlamentin grek.
“Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon, sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë.
Do të respektojmë konventat ndërkombëtare, dhe do të aplikojme standardin e ndarjes në mënyrë të barabartë të detit, kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh Mitsotakis, siç raporton “Protothema“.
Deklarata e tij e bujshme vjen pas asaj të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ky i fundit ka deklaruar se Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje.