E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Greqia ashpërson masat ndaj të pavaksinuarve, Mitsotakis merr vendimin e radhës

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij, për të forcuar kufizimet ndaj personave të pavaksinuar. Kjo masë është ndërmarrë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, pasi rastet e reja ditore shënuan një rekord të ri të martën, duke përjashtuar mundësinë e një bllokimi të ri mbarëkombëtar.

“Tani që vaksina është e disponueshme, aktiviteti ekonomik dhe social nuk do të mbyllet”, tha ai të mërkurën. Mitsotakis shtoi se qeveria nuk donte t’i privonte njerëzit e vaksinuar nga të drejtat që u ishin dhënë pas ndjekjes së rekomandimeve të sigurisë të shkencëtarëve dhe të shtetit.

“Ndërkohë, ata që nuk e kanë ruajtur ende [shëndetin e tyre] me vaksinën, do të duhet t’i nënshtrohen një monitorimi më të rreptë, me testime më të shpeshta, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe njerëzit përreth tyre”, tha ai.

Sipas masave të shpallura të martën nga Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, që nga e shtuna të gjithë personat e pavaksinuar do të jenë të detyruar të shfaqin një test negativ të fundit, për të hyrë në të gjitha ambientet e brendshme publike, duke përfshirë bankat, shumicën e dyqaneve, ndërtesat qeveritare dhe sallonet e bukurisë. E njëjta gjë do të vlejë edhe për ambientet e jashtme të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim do të bëhen për supermarketet, dyqanet që shesin ushqime, farmacitë dhe vendet e kultit. Të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat, do të duhet të shfaqin teste negative dy herë në javë për të hyrë në vendet e tyre të punës.

Plevris tha se inspektimet e policisë për shkelje të kufizimeve të reja do të rriten, me pronarët e bizneseve që do të përballen me gjoba më të larta, duke filluar nga 5.000 euro (5,800 dollarë).

Lexo edhe :   S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Qeveria do të nisë gjithashtu një fushatë të re ndërgjegjësimi publik për vaksinat, duke dërguar mesazhe me tekst për njerëzit që nuk janë vaksinuar. Greqia regjistroi 6.700 infeksione të reja me koronavirus të martën, shifra më e lartë një-ditore që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit të kaluar. 59 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar totalin në 16.050 nga 754.451 raste me Covid-19. 434 pacientë janë të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Lexo edhe :   Një infermiere akuzohet për bërjen e kartave të rreme të vaksinës Covid-19

Burimi i lajmit: ekathimerini. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...