Greqi, zbulohen 4 variante të ndryshme të koronavirusit

Mutacioni britanik i koronavirusit ka pushtuar Patrën e Greqisë, megjithëse në disa nga 107 mostrat e dërguara për analiza, u identifikuan tre origjina të ndryshme të llojeve të mutuara të virusit.

Në mostrat që mbërritën në laboratorin e Universitetit të Patras dhe u dërguan në Akademinë e Athinës, nuk u identifikua vetëm mutacioni britanik i virusit, i cili duket se është përhapur në mënyrë të konsiderueshme, por edhe spanjolli, afrikani dhe një mutacion europian që u zhvillua gjatë valës së tij të dytë të pandemisë, shkruan CNN.

Përgjegjësi i Laboratorit të Diagnostikimit Molekular të Faktorëve Infektivë të Universitetit të Patras, profesoresha e Hematologjisë Laboratorike-Dhurimi i Gjakut, Athanasia Mouzaki tha se nga 107 mostra të dërguara, 82 ishin me mutacione.

“Ne kemi dërguar 107 mostra pozitive të komunitetit në Akademinë e Athinës për sekuencat. Shumica ishin nga qendrat shëndetësore të sektorit verior dhe jugor të Patras. Nga këto 107 mostra, 82 ishin mutacione. Të gjithë përveç pesë rasteve kishin mutacionin britanik. Nga këta pesë, tre kishin mutacionin spanjoll, një kishte një mutacion evropian që u zhvillua në valën e dytë.”, tha ajo.