Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi është shënuar një viktimë nga Covid.
Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 187 raste të reja, nga të cilat 27 janë zbuluar në pikat kufitare.
Sakaq, 40 pacientë janë të intubuar, mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. 10 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.
Kujtojmë që deri më tani në Greqi 280 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 11386.