Një tjetër person ka humbur jetën nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar në 134 numrin total të viktimave.
Mediet greke raportojnë se pacienti ka ndërruar jetë pak më parë në klinikën private “Taxiarchai”. Mësohet se viktima është një burrë 60-vjeçar. Ai është viktima e katërt nga kjo klinikë private.
Raportohet se pacienti 60-vjeçar ka pësuar një pneumoni dhe shok septik, për shkak të koronavirusit. Deri më tani, Greqia regjistron 2,506 raste të personave të infektuar me këtë virus.
Më shumë se 500 persona janë shëruar nga kjo sëmundje, ndërsa 47 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Koronavirusi ka prekur më shumë se 2,9 milionë njerëz nga e gjithë bota, ndërsa iu ka marrë jetën më shumë se 203 mijë personave.