E martë, 29 Shtator, 2020
20 C
Tirana

Greqi, përpjekje për bojkotimin e mallrave turke

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

Pandemia/Rama jep lajmin e madh për lokalet

Bizneset vuajtën pasojat e koronavirusit. Shumë prej tyre kapitulluan, e shumë të tjera janë në fije të perit, duke mos gjeneruar shumë të ardhura....

Rriten tensionet/ Droni turk ngjyros me bojë të kuqe flamurin grek (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se do vazhdojnë të mbrojnë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

SPAK pezullon kreun e OFL-së, Dritan Zagani jep paralajmërimin e fortë

Pas shkarkimit nga detyra të kreut të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, një reagim është përcjellë nga ana e ish-shefit të antidrogës së...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

“Ka ardhur koha që të japë llogari”, Erdogan reagon pas luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar ashpër ndaj Armenisë, lidhur me luftën që ka nisur me Azerbajxhanin. Turqia është vënë në mbështetje të...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Vendimi i Turqisë për të kthyer përsëri në xhami monumentin e lashtë të Hagia Sofias, është bërë shkak për kritika të ashpra midis Athinës dhe Ankarasë.

Sidoqoftë, ndërsa Greqia intensifikon përpjekjet e saj diplomatike për sanksione ndaj Turqisë, bizneset greke kanë filluar tashmë një fushatë bojkotimi për mallrat dhe shërbimet nga vendi fqinj.

Vassilis Korkidis, një ndër përfaqësuesit kryesorë të tregtisë në Greqi, shprehet hapur për nevojën, siç e quan ai, për t’iu kundërpërgjigjur Turqisë me masa konkrete.

Ne jemi në dijeni të përpjekjeve që po bën qeveria (greke) në kundërpërgjigje të konvertimit të Hagia Sofias, tha ai. Por, derisa kjo të finalizohet në diçka konkrete, tha Korkidis, bizneset greke nuk duhet të humbin kohë për të bojkotuar tregtinë me partnerët e tyre turq.

Edhe në nivel personal, thotë ai, konsumatorët duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Ata, tha Korkidis, mund ta bëjnë këtë menjëherë, duke bojkotuar mallrat turke që mbajnë numrat 868 dhe 869 në barkodin e produkteve të importuara.

Megjithë armiqësinë e vjetër midis dy vendeve, marrëdhëniet tregtare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Eksportet vjetore të Greqisë në Turqi arrijnë në rreth 1.6 miliardë dollarë, shumë më tepër sesa 1.2 miliardë dollarët importe nga Turqia.

Nëse grekët do t’u kushtojnë vemendje thirrjeve për bojkot tregtar, kjo mbetet e paqartë, veçanërisht në kushtet kur ekonomia e Greqisë është në kaos për shkak të pandemisë COVID-19.

Sidoqoftë, zemërimi, trishtimi dhe pakënaqësia ndaj shndërrimit në xhami të Hagia Sofia po ndihen mjaft në këtë vend kryesisht ortodoks dhe ekspertët thonë se çdo përfitim afatshkurtër tregtar është i pakrahasueshëm me humbjet që priten të jenë akoma më të mëdha.

Korkidis shpjegon se, “Ne vërtet mund t’i gëzohemi një sufiçiti të madh tregtar, por kur llogarit fondet që i duhet të përdorë Greqia për të penguar flukset e vazhdueshme të migracionit të paligjshëm nga Turqia dhe kostot e mëdha ushtarake për t’u mbojtur nga provokimet turke, e gjithë kjo e bën pa kuptim sufiçitin”.

Çështja e Hagia Sofia i shtohet një serie krizash me të cilat Greqia po përballet dhe që i vijnë nga partneri i saj i NATO-s, Turqia.

Lexo edhe :   Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Ne jemi pritës këtu, jo mysafirë
Lexo edhe :   Moti i keq në Greqi, zhduken 3 persona në ishullin Mitilini

Marrëdhëniet janë rënduar prej vitesh me radhë për të drejtat territoriale dhe detare në Egje, si dhe për shkak të mijëra migrantëve të paligjshëm që vazhdojnë të shkojnë në Greqi nga Turqia.

Gjithashtu, javët e fundit tensionet janë rritur pas deklaratave të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të filluar shpimet për naftë dhe gaz në ujërat që Greqia i konsideron të vetat.

Shoqatat greke të biznesit thonë se ato po u drejtohen organizatave partnere në të gjithë Evropën për një bojkot edhe më të gjerë kundër Turqisë.

Është e qartë se Perëndimi po nervozohet gjithnjë e më shumë nga veprimet e Turqisë, tha Korkidis. Është koha, tha ai, që qeveria e zotit Erdogan të ndalë përdorimin e çështjeve kulturore për të avancuar axhendën e saj politike.

Bojkoti tregtar është vetëm një nga shumë prej protestave që po zgjerohen në Greqi.

Të dielën, këmbanat e kishave ranë përsëri në të gjithë vendin ndërsa dhjetëra mijëra njerëz kënduan himne për nder të Hagia Sofias, selisë së Krishterimit Lindor për një mijë vjet me radhë, para se turqit osmanë të pushtonin qytetin e njohur atëherë si Kostandinopojë.

Një tjetër shenjë shqetësuese ishin lëvizjet e grupeve nacionaliste të ekstremit të djathtë, të cilat dogjën një flamur turk. Qeveria Greke e dënoi veprimin. Prapëseprapë, qeveria inkurajoi pasionet nacionaliste me një kritikë të ashpër ndaj Turqisë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ai tha se Turqia është një problem që kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon, por shtoi se Greqia ka treguar se mund t’i mbrojë kufijtë e saj, kufijtë e Bashkimit Evropian.

Greqia beson se konvertimi Hagia Sofias në xhami është pjesë e një plani më të madh të Turqisë për të riafirmuar veten si një superfuqi rajonale dhe energjitike.

Turqia thotë se Greqia po reagon shumë më tepër se sa është e nevojshme. Megjithatë, Greqia këmbëngul se nuk do t’ia lërë asgjë rastësisë, por po i mban forcat e saj ushtarake në gatishmëri të lartë, e gatshme për të bërë luftë nëse provokohet më tej në ndonjë front. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tre variantet e hapjes së listave

Nga Astrit Patozi Fakti që mazhoranca kërkoi kohë për t’u menduar dhe i ra ai vrulli i çartur për ta mbyllur më 1 tetor historinë...

Debati i parë Trump – Biden

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, do të debatojnë mbrëmjen e së martës pesë javë përpara zgjedhjeve të...

Zidane largon yllin e radhës nga Real Madrid

Zinedine Zidane duket se do të largojë një tjetër yll nga Los Blancos. Pas largimit të Gareth Bale, flitet edhe për një largim të Luka...

Itali/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi

Prej ditësh tashmë, Italia po përballet me një rritje graduale të rasteve të reja dhe viktimave nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, shteti fqinj...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...