E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Greqi/ “Do të vras siç bëri piloti me Carolinen”, shqiptarja denoncon burrin

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi nga ana e bashkëshortit, duket se ka patur ndikim edhe tek personat e tjerë të cilët kërcënojnë partneret e tyre. Një shqiptare në Greqi ka denoncuar burrin e saj, pasi i kishte thënë se do e vriste, siç bëri piloti me Carolinen.

Një shqiptar 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke në Rodos, për shkak se akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij 27-vjeçare. Nëna e dy fëmijëve të mitur, ka denoncuar në policinë greke burrin e saj, duke thënë se e ka dhunuar dhe madje e ka kërcënuar atë duke i thënë se do e vriste siç bëri Babis me Carolinën 20-vjeçare.

Ndër të tjera, mediat greke raportojnë se shqiptari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me bashkëshorten e tij, kundër vullnetit të saj. Pas arrestimit, 39-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se ka një keqkuptim. Në 10 vite martesë, çifti janë prindër të një djali 9-vjeç dhe të një vajze 6-vjeçe.

Sipas pretendimeve të gruas, burri shpesh herë i drejtohej me fjalë “ti je gruaja ime, dhe unë do të bëj çfarë të dua”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...