E martë, 31 Mars, 2020
14 C
Tirana

Grenell mohon se SHBA-ja mbështet shkëmbimin e territoreve

Lexo edhe ...

Ushtria amerikane do të ndërtojë mbi 340 spitale të përkohshme

Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen...

Neuer rezufon rinovimin,Chelsea hidhet në sulm

Në mes të pandemisë që ka shkaktuar koronavirus, zërat e merkatos vazhdojnë dhe shtohen dita ditës. Duke pritur të kuptojnë se kur do të...

Italia ende nuk po e merr veten, publikohet bilanci për 24 orët e fundit

U bënë ditë të tëra tashmë që Italia shënon më shumë se 800 viktima nga koronavirusi, brenda një dite të vetme. Edhe sot kjo gjë...

Koronavirusi/ Ndërrojnë jetë 2 persona në Spitalin Infektiv

Në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë 2 persona si pasojë e koronavirusit. Bilanci i viktimave në Shqipëri shkon në 15. Informacionin e mësipërm e ka konfirmuar...

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka mohuar se ai dhe qarqet amerikane, mbështesin një plan për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell e ka quajtur si lajm të rremë një raportim të revistës “EU Observer” në të cilën thuhet se “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tutje popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell edhe më tutje e promovon idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohet – unë jam i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe jo në politikë”, ka shkruar Grenell.

Më titullin “SHBA-ja ende e hapur për planin e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi” revista EU Observer publikoi një intervistë me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në këtë intervistë, Palmer ka deklaruar se u takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.

“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018.

Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ushtria amerikane do të ndërtojë mbi 340 spitale të përkohshme

Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen...

Neuer rezufon rinovimin,Chelsea hidhet në sulm

Në mes të pandemisë që ka shkaktuar koronavirus, zërat e merkatos vazhdojnë dhe shtohen dita ditës. Duke pritur të kuptojnë se kur do të...

Italia ende nuk po e merr veten, publikohet bilanci për 24 orët e fundit

U bënë ditë të tëra tashmë që Italia shënon më shumë se 800 viktima nga koronavirusi, brenda një dite të vetme. Edhe sot kjo gjë...

Koronavirusi/ Ndërrojnë jetë 2 persona në Spitalin Infektiv

Në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë 2 persona si pasojë e koronavirusit. Bilanci i viktimave në Shqipëri shkon në 15. Informacionin e mësipërm e ka konfirmuar...

Thaçi e çoi në Kushtetuese, rrëzohet vendimi i qeverisë së Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT