E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Grekët protestë për emigrantët nga Lindja e Mesme

Banorët e ishujve grekë, aty ku gjendet një numër i madh i refugjatëve nga Lindja e Mesme, kanë protestuar kundër planeve të qeverisë për t’i zëvendësuar kampet e tyre me qendra paraburgimi.

Protestat u mbajtën në ishujt e Lesbos, Samos dhe Chios dhe demonstruesit kërkuan që emigrantëve t’u lejohet të lëvizin në kontinentin evropian dhe që të largohen nga vendi.

“Ishujt nuk mund të jenë burgje. Së bashku me refugjatët jemi duke u burgosur edhe ne”, tha Stratis Ververis, një nga organizatorët e protestës.

Më shumë se një milionë emigrantë janë larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme për në Turqi, dhe nga aty, kanë kaluar në territorin grek, shkruan “opinion.al”.

Fluksi më i madh i hyrjeve ndodhi në vitet 2015-2016 megjithatë vetëm vitin e kaluar, 59.726 persona arritën në brigjet e Greqisë, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, organizatat humanitare i kanë përshkruar kushtet e jetesës së rreth 36.000 njerëzve në kampet greke si të tmerrshme dhe çnjerëzore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet ekspertiza mjekoligjore për vd*kjen e katër rusëve në Qerret

Afro 45 ditë nga humbja e jetës së katër turistëve rusë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar. Katër turistët rusë u...

“Do të të vras, mbys fare”, banori me skizofreni kërcënon fëmijët

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “Stop” në Tv Klan për ndihmë, pasi fqinji i tyre...

“Si jemi gjallë pas xhirimeve në ato kushte”, Reshat Arbana nxjerr të pathënat

Reshat Arbana është pa dyshim një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë. Ka realizuar rreth 40 role, shumë syresh të paharrueshëm. Kur ishte fëmijë,...

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...