E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Green Pass” për në lokale? Manastirliu: Të gjitha opsionet në tavolinë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka sqaruar opinionin publik në lidhje me deklaratën e saj sa i takon pasaportës së vaksinimit për të hyrë në lokale. Manastrliu tha se në varësi të ecurisë do të vlerësohen opsionet, dhe “Green Pass” është një nga këto.

Ministrja Manastirliu sqaroi më tej se vendosja me detyrim e “Green Pass” në shkolla për studentët, ka ndihmuar në rritjen e përqindjes së vaksinimit duke e çuar në 30%, por sipas saj është ende larg qëllimit.

“Për të qenë preçize për atë që deklarova. Ne jemi duke vlerësuar dinamikën e pandemisë. Do të shohim se si do të përballemi me ecurinë e infektimeve. Të gjitha opsionet janë në tavolinë, edhe vendosja e “Green Pass” është një nga këto.

E kemi vendosur për studentët, dhe ka pasur një rritje e studentëve që janë vaksinuar. 30% e grupmoshës 18-24 janë vaksinuar, por jemi akoma larg. Ne duhet të vaksinojmë edhe 1 milionë 170 mijë qytetarë. Kemi bërë mbi 1 milionë e 900 mijë”, u shpreh ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...