Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Gratë pronare të mira? Ja në cilat biznese mbizotërojnë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është 26,8%, sipas INSTAT. Përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera.

Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë, me rritjen më të madhe në ndërmarrjet me 1-4 të punësuar.

Ndërkohë që në kategorinë e bizneseve me 5 deri në 9 punëtorë, kemi një rritje me gati dyfish të numrit të grave administratore, ose pronare në pesë vitet e fundit. Numri i pronareve gra ose administratore në bizneset me aktivitet ekonomik prodhues ka pasur rënie prej 3% në pesë vitet e fundit, ndërsa te sektori i shërbimeve është rritur me 4%.

Në 2016, sipas shpërndarjes së ndërmarrjeve me pronare apo drejtuese gra me qarqe, vëmë re se në Qarkun e Tiranës, kemi përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që zotërohen apo drejtohen nga burrat në 2016, të përqendruara më shumë në Qarkun e Tiranës sërish kanë pasur rënie nga 39,3% në 27,93%, gjithashtu ka pasur dhe një rënie rreth 3% për gratë në Qarkun e Tiranës, krahasuar me vitin 2011.

Ndërmarrjet e reja në vitin 2016 janë të përqendruara kryesisht në Tiranë. Kjo vlen si për ndërmarrjet e zotëruara apo drejtuara nga gratë, ashtu edhe nga burrat. Kukësi mbetet qarku më i ulët me ndërmarrje të reja me pronare/administratore gra për vitin 2016.

Në rritje, interesi për huatë

Sipas INSTAT, për periudhën 6-vjeçare (2011-2016) të dhënat e regjistrit të kredive të Bankës së Shqipërisë pasqyrojnë një trend rritës për kredimarrjen për të dyja gjinitë, duke ruajtur dhe diferencat pothuajse të njëjta midis tyre. Numri i grave kredimarrëse është pothuajse sa gjysma e burrave, sikurse dhe shuma mesatare e kredisë së marrë nga një grua është sa gjysma e shumës mesatare të marrë nga një burrë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi numrin e kredimarrësve, kreditë e marra dhe vlera totale e tyre, sipas gjinisë, na tregojnë se gjatë vitit 2016, numri i grave kredimarrëse ka shënuar rritje, ndërsa kreditë që ato marrin duket të jenë me vlera relativisht të vogla. Burrat kredimarrës kanë pësuar një rënie gjatë 2016, por sërish ata vazhdojnë të dominojnë në numrin e kredive të marra dhe me vlera më të larta sesa gratë./Monitor/

Tags: Biznesegratëmbizotërojnëmirapronarë

TË LIDHURA

Aktualitet

Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

13:22 | 09/06/2026
Aktualitet

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

12:59 | 09/06/2026
Aktualitet

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026
Next Post

Tërmet në vend, ja sa ballë dhe ku ishte epiqendra e goditjes

Një histori frymëzimi, Denisi do ju përlotë me rrëfimin e tij (Video)

Aksident i pazakontë në Kashar, lopa përplas 7 makina (video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

by mirseda
13:22 | 09/06/2026
0

Një tjetër aksident rrugor është shënuar në rrugën Transballkanike në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është...

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

12:59 | 09/06/2026

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

12:46 | 09/06/2026

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com