E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Gratë me mjekër, burrat me zë femëror”, presidenti i Brazilit kundër vaksinës

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka çuditur botën me deklaratën e tij, teksa është shprehur shumë skeptik lidhur me vaksinimet.

Ai i ka habitur të gjithë me teorinë që ka bërë publike në lidhje me vaksinat anti-COVID, ku është shprehur kategorikisht kundër vaksinave amerikane.

Sipas tij, vaksina Pfizer-BioNTech, mund t’i kthejë njerëzit në krokodilë, ose zonja me mjekër. Duke i mëshuar fort qëndrimit të tij, ai është ndalur edhe tek kontrata e Pfizer, ku thuhet se nuk mbajnë përgjegjësi për ndonjë efekt anësor, që mund të shkaktohet tek qytetarët.

Ai madje shkoi më tej duke cituar se ekspertët e kësaj vaksine, nuk mbajnë aspak përgjegjësi edhe nëse një gruaje i rritet mjekra apo nëse një burrë fillon të flasë me zë femëror.

“Në kontratën e Pfizer thuhet shumë e qartë: “ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë efekt anësor”. Nëse kthehesh në një krokodil, është problemi yt. Nëse bëheni mbinjerëzorë, nëse një gruaje fillon t’i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me zë femëror, ata nuk mbajnë përgjegjësi“, tha presidenti Bolsonaro.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...