Granada – Junajtid, tifozi hyri në fushë i zhveshur

Një ndodhi e veçantë ka ndodhur dje gjatë ndeshjes Granada-Mançester Junajtid, sfida e parë e raundit çerekfinal të Europa Ligës.

Edhe pse tifozët nuk lejohen dhe stadiumet janë të mbyllura, njëri syresh ia ka dalë të bëhet protagonist me zbritjen në fushë.

Episodi ndodhi gjatë minutave të para, teksa personi në fjalë i befasoi të gjithë duke u futur nudo në fushë.

Tifozi vrapoi në fushe sikur po festonte një gol dhe doli jashtë saj po vetë.