E diel, 25 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

“Grabocka ishte pro Arilenës”/ Gazetarja: Ja pse u ndërrua juria 3 ditë përpara

Gazetarja Mira Kazhani ka komentuar situatën e krijuar pas mbarimit të Festivalit të Këngës dhe polemikave të shumta që u ndezën.

E ftuar në studion e ABC News, Kazhani tha se ky festival ka shkaktuar një krisje në miqësinë mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Sipas saj, kjo gjë vihet re në postimet e Alketa Vejsiut në rrjetet sociale, ku ajo ka folur në numrin njëjës dhe jo shumës si herët e tjera.

Kazhani shton se krisja ka ardhur pasi Alketa ka qenë pro Elvanës, ndërsa Vera Grabocka ka favorizuar Arilenën.

“Festivali në RTSH ishte terapia më ë mirë për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit. Kam pyetur shumë burime të miat, të cilët më thonin se kishte patur një problem komunikimi mes regjisores dhe prezantueses së festivalit, Graboca- Vejsiu, gjë që u reflektua në fakt dhe në statusin e Alketa Vejsiut.

Kam bërë një lloj analize të statusit që bëri Vejsiu, dhe ndërkohë mund të themi pa frikë, që ishte e kuptueshme se në RTSH në festivalin e fundvitit, merr pjesë një DIVA si Elvana Gjata, dhe çdo njeri e kupton që kjo DIVA aty është për në Eurovizion. Edhe kënga ishte e përshtatur për stilin e Eurovizionit. Ka shumë gjykime për festivalin, sigurisht edhe festivali dëshmon mungesën e filtrave po ne nuk duhet të shqetësohemi kaq shumë për tekstet e këngëve në festival kur kemi fjalime analfabete në parlament.

Festivali në RTSH do duhej të prezantonte klasin, elokuencën, mesazhin, kohën që jetojmë. Festivali gjithsesi nuk e ka nurin e viteve 90’, nuk e ka as prestigjin e periudhës së komunizmit. Mungesa e artit shihet gjithandej, te arti, te librat, te fjalimet në parlament është e kudogjendur. Jam dakord që duhet të ketë filtra. Kritikat ndaj festivalit këtë vit e zgjuan nga gjumi letargjik që kishte rënë prej vitesh, mirë apo keq Alketa Vejsiu e zgjoi nga gjumi festivalin.

Prezantimi i Alketës mu duk vërtetë i  mirë por njerëzit kanë mendimin e tyre. Në dukje Grabocka dhe Vejsiu kuptoheshin se kishin dy qasje të ndryshme pasi Alketa foli në njëjës, sepse tha “më fal Elvana, ti besove në vizionin tim”. Zakonisht Vejsiu ka folur në numrin shumës ndërsa këtë herë nuk e tha dhe dukshëm të gjitha fakte shkojnë që zonja Grabocka ka qenë pro Arilenës, e ka yllin e saj.

Janë të dyja aktore shumë të mira, Elvana është një gjë tjetër, ajo është Britney Spears shqiptar dhe do ja shmangja një lloj turpërimi. Ne duhet të fillojmë të vendosim filtra dhe festivali na kujtoi se si arti dhe se si çdo gjë tjetër në botë po bëhet pa filtra. Problemi qëndron pse 3 ditë përpara ndryshoi juria e festivalit kur ishte thënë që juria do jetë vetëm e huaj ndërkohë u ndryshua, përse u ndryshua? Pse u ndryshuan aq shumë rregulla në festival? Përgjigja është se janë thyer rregullat”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...