E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Grabitje në 60 sekonda/Minorenët bëjnë namin, policia merret me gjobat

Në kohën kur Policia e Shtetit ka dalë në terren e merret me personat të cilët nuk janë të pajisur me maskat anti-Covid, nga ana tjetër hajdutët bëjnë namin me grabitjet. Grabitësve minorenë u duhet më pak se një minutë, për të realizuar planin e tyre.

Të maskuar me kapuç dhe me veshje sportive, e sigurisht me maska anti-COVID, të miturit shfaqen në kamerat e lokalit dhe drejtohen tek arka ku ndodhet xhiroja ditore.

Edhe pse në lokal bie alarmi, të miturit vazhdojnë pa asnjë problem kontrollin e tyre për sende me vlerë. Kjo vjedhje ka ndodhur përgjatë muajit nëntor në qendër të kryeqytetit, në rrugën e Barrikadave.

Më 14 nëntor ata kanë bastisur edhe dy biznese të tjera, siç dhe shihet në këtë video, teksa të dielën në orën 20:00 ata futen në një tjetër bar kafe. Report Tv ka mësuar se policia e Tiranës dhe komisariati nr.3 tashmë i ka identifikuar autorët. Por ata rezultojnë minorenë nën 15 vjeç, ç’ka ka bërë që policia të jetë e pafuqishme pasi ‘arresti me burg’ ndaj tyre është rrëzuar nga prokuroria dhe gjykata.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...