E diel, 13 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Grabitje brenda 90 sekondave/Zbulohet përse grabitësit mbanin derën e makinës hapur

Disa orë pas grabitjes së armatosur në Aeroportin e Rinasit, familjarët bënë të mundur identifikimin e grabitësit të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Admir Murataj, 42 vjeç, megjithëse në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2013, u konsiderua si truri organizator i 3 grabitjeve spektakolare në Tiranë të më shumë se 5 milionë eurove, por autoritetet dështuan të binin në gjurmët e tij gjatë këtyre 6 viteve.

“300 mijë euro sistem alarmi, kamera të rezolucionit të lartë”, Admir Murataj nuk e kishte frikë policinë

I hetuar në mungesë, teksa bashkëpunëtorët e tij u dënuan me një shekull burgim, Admir Murataj u vra nga policia rreth 2 km larg aeroportit, ndërsa iu gjetën në trup dy kallëpe dinamiti, një granatë dhe një kallashnikov. Mendohet që pas largimit nga pista, Murataj ka qëlluar ndaj policisë në përpjekje për të fituar kohë, derisa shokët e tij të braktisnin makinën e krimit.

Thellohet skandali në Rinas/“Murataj bëri veprim vetëvrasës”, grabitësit morën 7 nga 15 thasë

E gjithë skena e grabitjes së miliona eurove ka ndodhur brenda 90 sekondave.

Sikurse është vënë re dhe në pamjet e kamerave të sigurisë, duket qartë që në furgonin e bardhë me mbishkrimin “kontrolli tatimor”, grabitësit mbanin derën hapur.

Gazetari Arsen Rusta tha në “Opinion” se kjo ka ndodhur që të kursehej kohë.

Ndërsa, ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ngre dyshime përse në furgonin e policisë nuk ka shenja të plumbave që u qëllua nga grabitësit.

Arsen Rusta: Shkëmbimi i i zjarrit është bërë në këtë vend, ku ka ndaluar furgoni Volkswagen. Që të gjithë kanë zbritur, jo për të bërë përplasjen me policinë. Kanë zbritur për të ndërruar furgon. Admir Murataj ka shkëmbyer zjarrin me policinë, dhe ka qenë tentativë për të ndërruar furgon. Me furgonin e vetë ka një distancë as 1 metër. Ky furgon do digjej. Ishte furgoni Mercedes-Benz Vito, me të cilin janë larguar. Ai nuk ka mundur të largohej.

Shemsi Prençi: Po furgoni i policisë kishte plumba?

Arsen Rusta: Jo.

Shemsi Prençi: Nëse ka pasur shkëmbim zjarri, kemi gjurmë plumbi në makinën e policisë?

Arsen Rusta: Jo nuk ka, po kjo s’do të thotë që e vrau grupi atë!

Shemsi Prençi: Këtë e ka deklaruar policia, që nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Murati.

Arsen Rusta: Kush grup kriminal mund të vrasë për të lënë prova mbrapa?

Shemsi Prençi: Ai është më i gatshëm për të qëlluar se policia.

Blendi Fevziu: Pse ecin me derë hapur?

Arsen Rusta: Ecin me derë të hapur, sepse gjithë kohës dera e furgonit nga momenti i hyrjes në dalje ka mbetur hapur, sepse çdo hapje mbyllje është 1 sekondë. 90 sekonda ka zgjatur gjithçka. Lidhet me ndërrimin e turneve, me largimin e autoblindave nga të cilat 3 kanë qenë me para. Admir Murataj është aq kryesor, sa çdo veprim e ka ndjekur në vend të parë. Informacioni që i është dhënë RENEA-s, është parë që kanë ikur në drejtim të Dajtit, duke transportuar paratë.

Shemsi Prençi: Policia në këto momente po verifikon ku është përgatitur mbishkrimi i furgonit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...