Kronikë

Grabitja në Rinas/ Të arrestuarit kërkojnë ballafaqim me Bengasin, Gjykata…

               Publikuar në : 22:23 - 14/06/19 Enno

Personat e arrestuar në lidhje me grabitjen e 6 milion eurove në aeroportin e Rinasit i kishin kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda ballafaqim me të penduarin Alkond Bengasi pasi kanë pretenduar se dëshmia e tij është e pavërtetë.

Për ngjarjen e Rinasit policia është mbështetur në dëshminë e Bengasit, në statusin e të penduarit, për të kryer arrestimet. Deri tani janë ndaluar Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Benagsi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini, ndërsa në  kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezrit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela.

Sipas “Opinion” pesë nga të dyshuarit kishin kërkuar që të mos merret si provë dëshmia e dhëna nga Bengasi dhe kërkuan ballafaqim me të, por Gjykata e Krimeve të Rënda e ka rrëzuar këtë kërkesë.

Ndërkohë për grabitjen e Rinasit vijojnë hetimet për të gjetur paratë e grabitura, për të cilat prokuroria nuk ka akoma asnjë provë se ku mund të jenë fshehur. Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i grabitjes ku dështoi edhe siguria e Aeroportit.

Grupi hetimor vazhdon të kërkojë informacione nga autoritetet Kosovare për një tjetër të dyshuar i cili njihet si “Tani”. Ndërkohë, për 6 të arrestuarit dhe të kërkuarin Klement Çala, organi i akuzës ka nisur dhe hetim pasuror.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT