E premte, 18 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Grabitja në Rinas/Artan Hoxha zbulon prapaskenat: Mund ta merrnin peng avionin

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar nga studioja e “Report Tv”, se autorët të cilët grabitën 10 milionë Euro në aeroportin e Rinasit, ishin në dijeni se në brendësi të aeroportit do të përballeshin me policë të paarmatosur.

Ndër të tjera, Hoxha tha se grabitësit ishin të armatosur rëndë dhe po të donin mund ta kishin marrë peng edhe avionin.

“Kanë qenë tre kompani të ndryshme sigurie dhe tre banda të ndryshme. Deri tek hyrja e aeroportit paratë janë shoqëruar nga policitë private pa incidente. Pastaj në pistë transporti bëhet nga një shoqëri kontraktore. Hyrja e autorëve në momentin kur kanë pritur të bëhet shkarkimi i parave. Ata kanë pritur që paratë të futen në brendësi të avionit. Punonjësit e shoqërive private që bëjnë transportin nuk kanë armë.

Autorët e kanë ditur se duke vepruar në brendësi të aeroportit do kishin të bënin me policë të pa armatosur. Në brendësi të aeroportit, ka qenë një grup i gatshëm i FNSH. Më përpara ka qenë vetëm policia kufitare. Autorët të armatosur rëndë kanë hyrë brenda pa hasur në asnjë pengesë. Nëse ata do donin do e merrnin peng dhe avionin. Por me një avion nga Shqipëria nuk mund të largoheshin. Kur bëhet fjalë për miliona euro nuk është e lehtë as t’i transportosh”, deklaroi Hoxha.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Navalny e quan Putinin “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet...

‘Euro 2020’/ Holanda mposht Austrinë, i bashkohet Italisë dhe Belgjikës në 1/8

Holanda ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Austrinë në ndeshjen e vlefshme për grupin C, dhe së bashku me Italinë dhe Belgjikën, ka...

Mbyti gruan dhe planifikoi të arratisej, momenti kur piloti përqafon vjehrrën

32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili mbyti gruan e tij 20-vjeçare britanike Caroline, është një vrasës tepër gjakftohtë, dhe u mundua të fshinte çdo lloj...

Mediat dhe oligarkët/ Peza: Ja emrat e radhës që do të shpallen “non grata”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe analisti Alfred Peza, parashikon një verë të nxehtë sa i takon situatës politike, teksa u shpreh se shpallja ''non...

Holanda votoi pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Parlamenti holandez i dha dritën jeshile Shqipërisë ditën e sotme, pasi votoi pro hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Megjithatë, për negociatat, Holanda ka...