Një filial banke e nivelit të dytë në Librazhd të Elbasanit, ka rënë pre e grabitësve ngjarje kjo e ndodhur pas mesnate .
Ndërkaq informacionet nga uniformat blu bëjnë me dije së është vënë në prangat e policisë Nuredin Sula. Në momentin e arrestimit Sulës i janë gjetur të hollat e vjedhura dhe disa dosje .
I arrestuari rezulton si përdorues droge dhe person me precedent penalë.
Ndërkohë që disa ditë më parë, po ky person ka thyer xhamin e filialit të bankës.
Njoftimi i policisë
Thyen me sende të forta xhamin e një filjali banke me qëllim vjedhjen, policia e arreston në flagrancë.
Më datë 29.03.2018 rreth orës 01:20 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i një banke.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë dhe pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorit të dyshuar N.S, 32 vjeç banues në Librazhd, i cili kishte marrë disa lekë të holla që kishin qenë mbi banak dhe disa dosje.
Në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i lartëpërmendur dyshohet të jetë autor edhe i ngjarjes së ndodhur më datë 09.03.2018 ku ka thyer me sende të forta (gurë) xhamin e derës kryesore të po këtij filjali banke në Librazhd.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.