E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Grabitet me armë shtëpia e noterit të njohur, maskat i marrin lekët

Persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur T.Kaçi, 63 vjeç në Sarandë. Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, ku maskat kanë lidhur familjarët, dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Policia e Sarandës ka dhënë detajet e para nga grabitja e noterit T. Kaçi në këtë qytet. Në banesën e noterit kanë hyrë dy persona, të cilët përveç lekëve, i kanë marrë dhe dy çelësa makinash. Fatmirësisht, shtetasi T. K., nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Blutë e Sarandës kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...