Rajoni

Grabitet banka në Shkup, autorët marrin 100.000 euro

               Publikuar në : 15:52 - 15/04/19 S.N

Grabitet një bankë në qytetin e Shkupit. Disa persona të armatosur me armë zjarri të tipit kallashnikov kanë grabitur një filial të një banke në Butel, ndërsa mediat vendase raportojnë se janë marrë rreth 100 mijë euro.

Nga ngjarja nuk ka pasur viktima apo të lënduar, ndërsa forcat e shumta të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, si dhe po punohet për kapjen e autorëve. Po ashtu, ka mbërritur edhe një grup hetimor për kryerjen e ekspertizës.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT