Futbolli është sa i bukur edhe i dhimbshëm, pasi fati ndonjëherë të ndëshkon që të pësosh gol në minutën e fundit dhe të humbasësh ndeshjen. Në atë moment gjysma e stadiumit shpërthen në festë të çmendur, ndërsa pjesa tjetër është e traumatizuar nga ajo që ndodh. Më poshtë ju radhisim disa nga golat dramatikë që kanë vendosur fatin e ndeshjes në minutën e fundit:
1-Botërori 1998. Goli në minutën e 90-të nga holandezi Denis Bergkamp, gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë.
2-Goli i norvegjezit Ole Gunar Solskjaer në minutat shtesë, gjatë filanes së Champions League të vitit 1999, Mançester Junajtid-Bajern Mynih.
3-Goli i mesfushorit Dejvid Bekam në minutat shtesë kundër Greqisë, çon Anglinë në finalet e kampionatit botëror të vitit 2002.
4-Fabio Groso shënon gol në shtesë e dytë, gjatë gjysmëfinales Gjermani-Itali në botërorin e vitit 2006, duke i dërguar “azzurët” në finale.
5-Stiven Xherard, barazon në kohën shtesë për skuadrën e tij Liverpul, në finalen e Kupës së Anglisë së vitit 2006.
6-Andres Iniesta shënon në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, Barcelona-Çelsi në vitin 2009.
7-Edinson Kavani, shënon në kohën shtesë gjatë ndeshjes Napoli-Leçe, në sezonin 2010-2011.
8-Sulmuesi i Portos, Kelvin shënon gol në kohën shtesë gjatë ndeshjes Porto-Benfika në sezonin 2012-2013.
9-Goli dramatik i Troi Dinej gjatë ndeshjes play-off për ngjitjen në Premier Ligë, midis Uotford dhe Leiçesterit në sezonin 2012-2013.
10-Felipe Santana, dërgon Borusian e Dortmundit në gjysmëfinalen e Champions League në vitin 2013, pasi shënoi këtë gol kundër ekipit spanjoll të Malagas.
11-Goli vendimtar i Garet Bejl gjatë finales së Kupës së Mbretit së vitit 2014, midis Realit të Madridit dhe Barcelonës.
12-Goli i Mario Gëces në kohën shtesë, i jep Gjermanisë triumfin në finalen e Kupës së Botës së vitit 2014 në Rio de Zhaneiro të Brazilit.