Futboll

Gol që të le “pa frymë”, padyshim kandidati kryesor për “Puskas” (Video)


               Publikuar në : 11:14 - 25/06/19 Enno

Një goditje nga gjysma e fushës, e nisur më shumë për një pasim u shndërrua në një gol të jashtëzakonshëm. Goli që me shumë mundësi do të garë për çmimin “Puskas” vjen nga një ndeshje në Kupën e Malajzisë.

Ishte mbrojtësi francez, Herold Goulon, i cili shënoi golin e 3-1 që vulosi takimin në minutat e fundit, në ndeshjen e parë. Pas goditjes topi merr një trajektore të çuditshme, saqë edhe vetëm mbrojtësi nuk e kishte menduar se do të përfundonte në rrjetë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT