Futboll

Gol nga 70 metra, Wayne Rooney shfrenon fantazinë (Video)


               Publikuar në : 12:58 - 27/06/19 Enno

Wayne Rooney përsëriti një prej golave më të famshëm të tij të mërkurën në mbrëmje, duke ndihmuar DC United të fitojë kundër Orlando City me një gjuajtje fantastike nga gjysmëfusha e tij.

Ish-kapiteni i Anglisë mori topin në mbrojtje dhe pa kaluar mesin e fushës, goditi saktë në kuadrat nga një distancë prej 55 metrash, duke përfituar edhe nga dalja nga porta e portierit kundërshtar Brian Rowe.

Një gol të ngjashëm, 33-vjeçari e ka shënuar edhe pesë vite më parë, në një fitore të Machester United kundër West Ham, 2-0 në “Upton Park”.

Fitorja e dërgoi skuadrën e Rooney-t në vend të tretë në Konferencën e Lindjes së MLS (kampionatit amerikan të futbollit), vetëm dy pikë larg Philadelphia Union që ruan vendin e parë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT