E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Goditja 100 milionëshe e Zidane në merkat do të jetë në Serie A, ja për kë bëhet fjalë

Me kthimin në Madrid të Zinedine Zidane pritet që në verë të ketë një merkato të nxehtë për Realin, pasi duket se ky ka qenë kushti që Zizu i ka vendosur Perezit. Një mesfushor i kompletuar pritet që të zbarkojë në Bernabeu dhe me shumë mundësi ai do të vijë nga Seri A.

Sergej Milinkovic-Savic është kthyer në nivelet e mëparshme, duke tërhequr përsëri vëmendjen e klubeve të mëdha. Ylli i Lazio-s ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Firence, edhe pse nuk ka arritur të gjejë golin.

Kundër Parma-s do të duhet të rregullojë shënjestrën dhe, mbi të gjitha, të shmangë skualifikimin që do ta detyronte të mungonte në ndeshjen pasardhëse të kampionatit kundër Inter-it.

Objektivi i tij është ta ndihmojë Lazio-n të shkojë në Champions League, por edhe që një ditë të luajë për Real Madrid-in. Serbi mund ta realizojë ëndrrën e tij verën e ardhshme.

Sipas “El Chiringuito”, emisioni sportiv spanjoll që lajmëroi kthimin e Zidane te madrilenët, trajneri francez ka vënë në shënjestër pikërisht Milinkovic-Savic për merkaton e verës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...