Aktualitet

Goditi policin, pranga 41-vjeçarit


               Publikuar në : 10:23 - 24/01/20 M S

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi ka goditur një punonjës të policisë. Shërbimet e Komisariatit Nr. 1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet F. N., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg -Liqeni Artificial, patrulla e policisë i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit. Gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi në fjalë ka goditur punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. N., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në aksin rrugor Teg – Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë së qarkullimit rrugor.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT