Kronikë

Goditi mjekun e urgjencës, policia ende nuk ka kapur 45-vjeçarin

               Publikuar në : 11:19 - 11/02/19 M. S

Nga ana e policisë ka nisur procedimi penal për një 45-vjeçar, pasi një ditë më parë, ka dhunuar mjekun e urgjencës. Shtetasi me inicialet A.M., kishte shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv.

Agresori, pasi kishte goditur mjekun, ishte larguar nga spitali e ndërsa vijon puna nga ana e policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

“Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4,  filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje pë shkak të detyrës”,  në ngarkim të shtetasit A.M, 45-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në ambientet e urgjencës, ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun, ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij”.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT