E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Goditi Macron me shuplakë, gjykata franceze dënon 28-vjeçarin

Një gjykatë franceze dënoi me 18 muaj burg 28-vjeçarin Damien Tarel, i cili goditi me shuplakë Presidentin e vendit, Emanuel Macron.

Ai u akuzua për “sulm ndaj një zyrtari publik”, një vepër penale që dënohet maksimalisht me 3 vite burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro, por Gjykata vendosi ta dënojë vetëm me 4 muaj burg, shkruan France 24.

Gjatë seancës, Tarel i tha gjykatës në Valence se e kreu atë veprim, për shkak të qeverisjes në Francë nga Presidenti Macron.

Disa ditë përpara vizitës së Macron në rajonin e Drome, Tarel ai kishte menduar të hidhte një vezë ose një krem mbi kreun e shtetit, por e gditi me shuplakë.

Në reagimin e tij, Macron tha se është mirë dhe se ngjarja tashmë është e izoluar. Sipas tij, nuk duhet lejuar që këto ngjarje me individë shumë të dhunshëm të kapin debatin publik pasi nuk e meritojnë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...