Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit, pasi ka goditur një infermier.
Shtetasi Besnik Dashhana, 33-vjeç, banues në Elbasan, për motive të dobëta ka goditur infermierin e spitalit të Elbasanit, shtetasin A.N., 33-vjeç.
“Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.