E hënë, 29 Nëntor, 2021
9.3 C
Tirana

Goditi efektivin e policisë pasi i vendosi gjobë, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar sot, pasi ka goditur një punonjës të Policisë Rrugore.

Ky i fundit i kishte vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim. Ngjarja është regjistruar tek kryqëzimi i Cërrikut, në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në vijim të punës monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F.T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi tek kryqëzimi i Cërrikut, Elbasan, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Beteja për drejtimin e PD/10 avantazhet dhe disavantazhet e Berishës dhe Bashës

Nga: Roland Qafoku Dilemat e dhjetorit të Bashës apo Berishës? Një parashikim kush do të fitojë, mbështetur në pikat e forta dhe të dobëta të...

Alarm në BBC, ndërpritet emisioni

Programi i mëngjesit i BBC-së në radio është ndërprerë sot për 20 minuta, pas rënies së alarmit për zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës. Programi...

Flamuri ynë, zjarr prometean në rrugëtimin historik, poezi dhe festë

Nga: Visar Zhiti Në shtetin e Miçiganit, komuniteti i gjerë shqiptaro-amerikan feston 28 Nëntorin, Festën Kombëtare të Flamurit, ditën e shpalljes së Pavarësisë në Detroit,...

Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

Kjo ditë e hënë shënon 77 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte, Ushtria Nacionalçlirimtare...

Erdhi dimri, reshje bore në fillim të javës. Ja si do të variojnë temperaturat

Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet...