Një rast i pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku dy të moshuar kanë përfunduar në spital pasi janë zënë teksa po luanin domino.
Gjatë mesditës së sotme janë përfshirë në një sherr dy të moshuar, të cilët ishin duke kaluar kohën duke luajtur domino.
Të moshuarit kanë qëlluar njëri-tjetrin me sende të forta, dhe për pasojë janë plagosur.
Bëhet me dije se ata janë transportuar me urgjencë në spital, pasi kanë fraktura. Nuk dihen shumë detaje për ngjarjen.