Stil

‘Gjysmën e zemrës e kam aty’, Cunmulaj përlotet për të prekurit nga tërmeti


               Publikuar në : 22:11 - 02/12/19 M S

Modelja e njohur Emina Cunmulaj është bërë palë me nismat humanitare të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku në këto ditë tmerri e paniku që po jetojnë shqiptarët, ka dhënë ndihmën e saj të pakursyer. Emina Cunmulaj e cila është anëtare e bordit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, është përlotur teksa po bënte një lidhje me skype me emisionin “Ndrrimi i Natës”, me moderator Alaudin Hamitin. Ajo ka treguar shpesh se ka një zemër të madhe.

Mbrëmjen e sotme, konfirmoi se do të dhuronte 3 kontejnierë me ndihma. Po kështu, për të gjithë shqiptarët të cilët kanë mbetur pa çati mbi kokë, ka mbledhur 5800 dollarë, të cilat do të shkojnë në “Fundjavë Ndryshe” dhe 10 mijë dollarë të cilat vijnë personalisht nga ana e saj. Ndonëse aktualisht gjendet në Los Angeles, me zemër ajo ndodhet në Shqipëri. Mesazhet e saj janë mjaft domethenëse dhe me mjaft peshë. E përlotur në emision, Emina tha se nuk do ndalet për asnjë çast, për të dhënë një kontribut për vëllezërit e motrat në Shqipëri.

“Teknologjia na ka dhënë ekzistencën për të bërë gjëra si kjo. Unë kam bërë sa kam mundur nga Los Angeles, por e kam edhe si detyrë për shpirtin tim, për gjakun tim, për popullin tim që e dua aq shumë. Kemi bërë gati 3 kontejnierë që do nisen së shpejti. Unë nga larg, mundohen ti jap njerëzve shpresë, ti bëjmë gjithë gjerat më mirë se ç’ka i bëjmë vetëm.

Nuk jam e para dhe e fundit. Ne shqiptarët jemi popull që kemi kaluar shumë gjëra të vështira. Ne të Malit të Zi kemi ndihmuar popullin e Kosovës, po ndihmojmë tani popullin e Shqipërisë.

Shqipëria është një shtet i varfër për sa i përket gjërave elementare. Por kjo i ka ndodh Shqipërisë, e ka shtyrë më shumë mbrapa. Po të bashkohemi, do shkojmë më përpara. E kemi për detyrë.

E ndjej vetën shumë vështirë, se gjysmën e zemrës e kam aty. Besoj se së bashku, me të vërtetë nga të gjitha anët e botës, nëse janë 2 dollarë është e mjaftueshme. Unë shpresoj se në të ardhmen do vijë në Shqipëri, për të bërë atë që ma thotë shpirti e zemra.

5800 dollarë do shkojnë në “Fundjavë Ndryshe”. 10 mijë dollarë personalisht fondacionit nga ana ime. Eshtë gjëja më e vogël që mund të bejë. Do bëj edhe një organizim së shpejti në Los Angeles, për të mbledhur donacione mes popullit jo shqiptar. Uroj të keni shëndetin. Uroj të jeni të lidhur me njëri-tjetrin. Ndonjëherë vetëm një përqafim mjafton”, përfundoi Emina.

Emina ndër të tjera ka përgëzuar punën e palodhur të themeluesit të “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ndërsa premtoi se së shpejti, të tjera donacione do ti bashkohen kësaj nisme, aty ku shqiptarët bëhen një, për të mos lënë asnjë në harresë!

TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT