E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Gjyqtarja që gjuante me kall*sh, çfarë thuhet në vendimin për pezullimin e saj

Në muajin qershor, KLGJ pezulloi gjyqtaren Enkeleda Kapedani. Pas publikimit te videove personale në rrjetin social TikTok, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pranoi kërkesën e kryeinspektorit Artur Metani për të pezulluar nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani. Kjo masë disiplinore do të jetë në fuqi për gjatë gjithë procesit që do të zhvillohet ndaj Kapedanit në KLGJ.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, shfaqej në automjet duke bërë poza seksi, duke treguar veshjet luksoze e duke dëgjuar muzikë, ndërsa në një moment tregon edhe gishtin e mesit. Këto video të publikuara në TikTok-un e saj, e rënduan edhe më tej pozicionin e magjistrates. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani.

 

Detyra më e çuditshme që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të Tik Tok.

PIKA 47:

Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatshme për imazhin e një magjistrati.

KONKLUZIONET E KLGJ-SË

Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatshme për imazhin e një magjistrati.

Lexo edhe :   Bëri bujë me videot në "Tik Tok", gjyqtarja e Elbasanit i shpëton drejtësisë

Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është i nevojshëm administrimi i të dhënave profesionale të magjistrates, në drejtim të rezultateve në punë, eficencën dhe produktivitetin e saj. Të dhënat profesionale të magjistratit përcaktohen si një nga kriteret e caktimit të masës disiplinore sipas nenit 115, pika 1, shkronja “ç”, të Ligjit për Statusin, ndaj në çdo rast është i nevojshëm administrimi i këtyre të dhënave.

Mbi sa sipër, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se në rastin konkret ekzistojnë shkaqet për marrjen e masës provizore të pezullimit nga detyra të magjistrates {…} në zbatim të nenit 152, pika 2, të Ligjit për Statusin, duke vlerësuar se ky pezullim është në interes të detyrës, por edhe referuar natyrës së shkeljes që i është atribuuar asaj, duke vlerësuar se vazhdimi në detyrë i magjistrates së proceduar disiplinarisht, në kontekstin e kryerjes së hetimeve të mëtejshme për shkeljen disiplinore, do të dëmtonte rezultatin e procedimit disiplinor dhe pengonte arritjen e një konkluzioni të drejtë dhe të rregullt në lidhje me të.

Lexo edhe :   Bëri bujë me videot në "Tik Tok", gjyqtarja e Elbasanit i shpëton drejtësisë

Po ashtu, sikurse u parashtrua, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se në rastin konkret ekzistojnë shkaqe për t’i kërkuar ILD kryerjen e hetimeve të mëtejshme për shkeljen disiplinore të atribuuar magjistrates {…} në zbatim të nenit 152, pika 4, të Ligjit për Statusin, për elementet e munguar si më lart. Por pavarësisht specifikimit më sipër të këtyre elementeve të munguar, ILD mund hetime të mëtejshme edhe në çdo aspekt tjetër që mund të vlerësojë të nevojshme dhe të dobishme për shkeljen disiplinore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në vendin tonë do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor, do...