E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Gjyqi me SHBA/Berisha mashtron haptazi shqiptarët për padinë në Paris

Në muajin gusht të këtij viti, ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se kishte dorëzuar në Gjykatën e Parisit, padinë për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Padia në fjalë vinte pasi Departamenti amerikan i Shtetit, i kishte ndaluar hyrjen në territorin amerikan atij dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të gjerë.

“Kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedentë të mëparshme të ngjashme dhe në parimin universal se shpifja nuk ka imunitet, sepse ajo nuk hyn në funksione zyrtare dhe për rrjedhojë imuniteti në rastin e shpifjes nuk mund të përdoret si mburojë”, njoftonte Berisha për mediat.

Por si qëndron e vërteta e pranimit të padisë?

Emisioni “Zona Zero” në Top News, ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për pranim të padisë, por për një veprim thjesht protokollar.. Gazetari Albi Xhunga hodhi dritë mbi këtë çështje, ku zbuloi se bëhet fjalë vetëm për depozitimin e dosjes pranë gjykatës.

“Unë kontaktova zyrën e shtypit të tribunalit të Parisit, për të marrë informacion për çështjen e Sali Berishës. Fola me një magjistrat të ngarkuar në marrëdhëniet me shtypin.

Zotëria më shpjegoi se procedura ka tre faza. Depozitohet dosja, më pas personi që ka depozituar dosjen merr njoftimin se dosja u pranua nga gjykata, por kjo nuk do të thotë se çështja do gjykohet në themel.

Nëse kjo çështje do trajtohet apo hyn në kompetencat e gjykatës së Parisit, vendoset pastaj. Ky është një sherbim për qytetarët francezë. Berisha arsyeton se krimi ka ndodhur në internet dhe internet ka në Francë. Jemi thjesht në fazën që çështja është protokolluar, nuk ka asnjë më shumë”, tha gazetari.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Më tej, Albi Xhunga shton se në njoftimin e Sali Berishës kishte dy probleme.

“Ai thotë se gjyqtari ka pranuar çështjen. Po cili gjyqtar? Gjyqtari ka një emër. Gjyqtari i pretenduar i Sali Berishes nuk mund të identifikohet. Çështja ka vajtur deri në Amerikë, por mediat i referohen deklaratave të Sali Berishës. Nuk është Berisha që i bën thirrje Blinken për të paraqitur prova, por është gjykata që i kërkon ato prova, nëse vendos të marrë në shqyrtim çështjen”.

Interesant është fakti se asnjë nga mediat apo autoritetet amerikane nuk ka kërkuar informacion pranë gjykatës lidhur me rastin, duke lënë të kuptohet se është një çështje pa interes për ta.

Lexo edhe :   Profecia e ambasadores së SHBA dhe ‘enveristët’ e vërtetë të Shqipërisë

“Asnjë autoritet apo media amerikane nuk është interesuar në zyrat e kësaj gjykate për të marrë informacion për këtë çështje. Vetëm një media franceze ka kërkuar informacion. Do ketë një shqyrtim paraprak, ku do të vendoset nëse dosja do të pranohet për gjykim apo jo”, u shpreh gazetari.

Berisha i përfshirë në veprime korruptive

Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thuhej se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Në kundërpërgjigje, Berisha ka deklaruar se vendimi i SHBA-së për ta shpallur person “non grata” është politik dhe pa baza, duke përsëritur se ndaj tij nuk është publikuar asnjë fakt, pavarësisht kërkesës së bërë muaj më parë.

“Kurrë se kisha menduar se do detyrohesha të ngrej padi ndaj një sekretari të SHBA-së, të një vendi që e adhuroj kaq shumë”, ka thënë ish-kryetari i Partisë Demokratike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...