E hënë, 13 Korrik, 2020
22 C
Tirana

Gjyqet e humbura në FIFA, zbulohen lojtarët që duhet të paguhen urgjentisht nga Flamurtari

Më të lexuarat

Flamurtari rrezikon ta nisë kampionatin me të paktën minus 6 pikë. Prej muajsh pesë lojtarë që kanë fituar gjyqin me klubin në FIFA presin të shlyhen dhe pasi ka skaduar çdo afat nga ultimatumet e vëna nga Komisioni i Disiplinës në qeverinë e futbollit botëror, tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i vendimeve.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi është njoftuar prej javësh nga FIFA, por gjithashtu edhe përmes FSHF-së se duhet të bëjë pagesën në mënyrë urgjente ndaj ish-lojtarëve të sezonit të kaluar: Danilo Alvesh, Goran Siljanovski, Tomislav Bushiç, Kristian Sirghi dhe Muhamed Useini. Për të pestë ka një vendim të formës së prerë dhe klubi vlonjat është i detyruar t’i paguajë, pasi ka shkelur çdo afat.

Për të mos dëmtuar Flamurtarin, lojtarët kanë pritur klubin në bazë të marrëveshjeve të bëra në muajin janar. Pra, pasi u larguan, ranë dakord me Flamurtarin se do të paguheshin deri në muajin maj, kur dhe mbyllje sezoni. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe futbollistët kanë njoftuar FIFA-n për mosrespektimin e marrëveshjes nga ana e klubit. Kjo e ka ndërlikuar edhe më tepër situatën, pasi tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i vendimeve për penalizimin me pikë, gjithnjë nëse në një kohë rekord Flamurtari nuk arrin të bëjë pagesat. Bëhet fjalë për shuma të majme, që në total shkojnë rreth 200 mijë euro.

Gjithsesi, ky nuk është vetëm halli i vetëm në klubin vlonjat, pasi thuajse çdo javë vijnë shkresa për gjyqe të humbura dhe pagesa të palikuiduara ende nga vitet e kaluara. Shumë lojtarë presin që kanë fituar gjyqin në DHZK të shlyhen, por më problem janë paditë që janë bërë në FIFA. Kjo e fundit nuk toleron për raste të tilla dhe tashmë Flamurtarin e shpëton vetëm një mrekulli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...

Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Nga: Hasan Bello Kush ishte Xhelal Pashe Bushati? Njeriu qe dy here refuzoi fronin e Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhenderri i sulltan...