E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Gjykata pushon çështjen për ish-ambasadoren Ardiana Hobdari

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi.

Lidhur me këtë çështje ishte nën akuzë edhe ambasadorja shqiptare, Ardiana Hobdari. Ambasadorja bashkë më shtetasin Pervin Gjikuria akuzoheshin për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’.

Sipas gjykatës, nuk rezulton që Gjikuria të ketë kryer veprime në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të tij si Konsulli i Përgjithshëm në Janinë.

“Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë për shkak të mosrespektimit të Konventës së Vjenës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt. Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e Ambasadores Adriana Hobdari”, sqaron gjykata.

Kujtojmë se pasaportat shqiptare u vodhën në Greqi më 19 mars 2019. Duke marrë shkas nga ngjarja në fjalë, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj shkarkoi dje ambasadoren Ardiana Hobdari së bashku me stafin. Tashmë emri i propozuar që i ka shkuar Presidentit Meta, është Luela Hajdaraga.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...