E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Gjykata lë në burg vëllanë e ish-kandidatit për deputet

Gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për Alfred Debreshin, i cili akuzohet se ka vënë tritol në makinën e vëllait të tij, minatorit dhe ish-kandidatit për deputet Elton Debreshi. Dyshohet se Debreshi e ka sajuar atentatin me tritol në mjetin e tij, në bashkëpunim me të vëllanë, për të përfituar azil në Francë.

Nga përgjimet rezultoi se Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët “më fute në burg”. Po kështu gjatë bisedave ambientale të përgjuara, vëllezërit Debreshi flasin për mënyrën se si ata e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë, dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet e Alfredit nuk përputhen me të Eltonit.

Elton Debreshi ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit si deputet i pavarur në Dibër, ndonëse nuk arriti të marrë votat për të siguruar mandatin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....