Aktualitet

Gjykata lë në burg për 15 ditë ‘Zogun e Tiranës’


               Publikuar në : 15:19 - 30/11/19 M S

Gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Ky i fundit u prangos bashkë me tre persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për “shfrytëzim” dhe “ushtrim prostitucioni” në qendrat estetike dhe klubet e natës.

Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj, ofrohej edhe shërbimi eskortë dhe seks në grup.

Vetë Nikaj ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë, dhe jo për qëllime përfitimi monetar.

Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT