Gjykata e Moskës refuzon apelin, lideri opozitar Navalny mbetet në burg

Gjykata Supreme e Moskës ka refuzuar apelin e liderit opozitar rus, Alexey Navalny kundër dënimit me burg.

Navalny është dënuar nga një tjetër gjykatë me dy vjet e tetë muaj burgim për shkelje të një dënimi me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani.

MGjykata Supreme ka vendosur të shtunën se një muaj e gjysmë, që Navalny ka kaluar nën arrest shtëpiak më 2015, do të hiqet nga dënimi me kusht. Kjo nënkupton që dënimi i është zvogëluar në dy vjet e gjysmë burgim.

Ky vendim ka ardhur pavarësisht pse Rusia po përballet me kërkesë së Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut për lirim të menjëhershëm të kritikut të Kremlinit.

Navalny 44-vjeçar, udhëheqës i lëvizjes kundër korrupsionit dhe kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, është arrestuar më 17 janar, pasi është kthyer nga Gjermania, ku është trajtuar për pesë muaj nga helmimi me agjent nervor.