Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjykata e Lartë në Kolorado ndalon Donald Trumpin të garojë në zgjedhje

1 vit ago
in Bota
Gjykata e Lartë në Kolorado ndalon Donald Trumpin të garojë në zgjedhje

Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi dje që Donald Trump nuk ka të drejtë të mbajë detyrën e Presidentit dhe emri i tij nuk mund të jetë në fletën e votimit në zgjedhjet paraprake të këtij shteti për shkak të rolit të tij në trazirat e Kapitolit në vitin 2021. Vendimi pritet të apelohet nga avokatët e zotit Trump në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Gjykata më e lartë e shtetit të Kolorados mori të martën një vendim historik mbi rolin e ish presidentit në nxitjen e dhunës gjatë sulmit ndaj Kongresit të Shteteve të Bashkuara, nga mbështetësit e tij në 6 janar të vitit 2021.

Vendimi i trupit gjykues, 4 me 3 u bazua në një dispozitë të Kushtetutës Amerikane që është përdorur shumë rrallë. Pika 3 e Amendamentit të 14 të i ndalon zyrtarët publikë që, siç theksohet në të, “janë përfshirë në kryengritje për të përmbysur rendin kushtetues” të mbajnë sërish detyra shtetërore.

Zoti Trump bëhet kështu kandidati i parë për president që përjashtohet nga e drejta për t’u zgjedhur bazuar në këtë dispozitë kushtetuese.

Katër gjykatësit që mbështetën vendimin thanë se “ky nuk ishte një vendim që ata e morën me lehtësi”. Të shtatë anëtarët e Gjykatës së Kolorados janë emëruar nga demokratët.

Ekipi i fushatës elektorale të zotit Trump paralajmëroi se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë, ndërsa e cilësoi atë “të gabuar” dhe “antidemokratik”.

Ndërkohë, gjatë një tubimi në shtetin e Ajovas, zoti Trump akuzoi demokratët për ndërhyrje në garën zgjedhore.

“I korruptuari Joe Biden dhe ekstremistët e majtë po përpiqen dëshpërimisht të na ndalojnë me çdo mjet të mundshëm. Janë të gatshëm të bëjnë shkelje të pashembullta të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara vetëm për të fituar zgjedhjet”, tha ish-Presidenti Donald Trump.

Çështja nuk u dërgua në gjykatë nga zoti Biden, por nga një grup votuesish të shtetit të Kolorados të mbështetur nga organizata “Qytetarët për Llogaridhënie dhe Etikë”, me qendër në Uashington.

Në një deklaratë, organizata jofitimprurëse tha se vendimi i gjykatës është “jo vetëm historik dhe i ligjshëm, por i nevojshëm për të mbrojtur të ardhmen e demokracisë”.

“Si amerikanë na bashkon një gjë, që udhëhiqemi nga Kushtetuta. Gjykata zbatoi Kushtetutën për të dalë me një vendim pasi zotit Trump iu dha mundësia për të paraqitur prova. Ai kundërshtoi çështjen në një gjykatë më të ulët dhe në Gjykatën e Lartë të Kolorados. Pra është një proces që parashikon Kushtetuta jonë”, tha Eric Olsen, avokati i organizatës “Qytetarët për Llogaridhënie dhe Etikë”.

Padi të tilla janë ngritur në një sërë shtetesh dhe shihen si një provë në kuadrin e përpjekjeve për të penguar që emri i Donald Trumpit të jetë në fletët e votimit të shteteve të ndryshme, bazuar në Amendamentin 14 të Kushtetutës.

Përpjekje të tilla janë rrëzuar në 5 shtete përfshirë Minesotën, Nju Hemshër, Miçiganin, Floridën dhe Rod Ajlend, por vazhdojnë në 13 shtete të tjera.

Ka shumë mundësi që vendimi i Kolorados të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila ka një shumicë konservatore 6 me 3, tre prej të cilëve të emëruar nga zoti Trump.

TË LIDHURA

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit
Bota

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit

12:22 | 16/06/2025
NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
Bota

NIS RREZIKU! Irani përgatitet të dalë nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

11:53 | 16/06/2025
Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori
Bota

Presidenti i Iranit thirrje kombit: Të luftojmë të bashkuar, nuk jemi ne agresori

11:20 | 16/06/2025
Next Post
Debati mes presidentit të federatës spanjolle dhe atij të Barçës: Harroje Super Ligën Europiane

Debati mes presidentit të federatës spanjolle dhe atij të Barçës: Harroje Super Ligën Europiane

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Pak përpara nisjes së protestës së opozitës, ja çfarë bëjnë deputetët e mazhorancës

Pak përpara nisjes së protestës së opozitës, ja çfarë bëjnë deputetët e mazhorancës

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor
Kryesore

NISIN SHKOLLAT VERORE! 1 mijë fëmijë pjesë e programit dyjavor

by mirseda
14:56 | 16/06/2025
0

Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz...

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, arrestohet topografi 83-vjeçar

Tjetërsimi i pronave te “Rana e Hedhun”, arrestohet topografi 83-vjeçar

14:55 | 16/06/2025
Arratiset i dyshuari në Elbasan, AMP pezullon 3 punonjës policie

Arratiset i dyshuari në Elbasan, AMP pezullon 3 punonjës policie

14:53 | 16/06/2025
Noka: Ky Parlament s’është dyqani juaj që hapet e mbyllet sipas tureve turistike!

“U morët 30 minuta se pse u shty seanca!” Balla-opozitës: Kështu hallesh paçi gjithmonë

14:51 | 16/06/2025
Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi

Tragjike në Balldren të Lezhës/ I moshuari bie nga 20 m lartësi

14:50 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com