E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Gjykata belge s’gjeti prova”, lirohet nga burgu nipi i deputetit Rrahman Rraja

Në muajin dhjetor të vitit 2020 është finalizuar një operacion ndërkombëtar antidrogë në Belgjikë dhe Gjermani, ku janë arrestuar 6 ‘kokat’ shqiptare, mes tyre nipi i deputetit Rraja. Bëhej fjalë për një operacion ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë, Belgjikës dhe Gjermanisë, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 6 shqiptarë dhe dy të huaj, si dhe janë sekuestruar rreth 232 kilogramë kokainë (në total 1.2 tonë), një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Në pranga ranë shtetasit Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fjoralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka. Ramazan Rraja është nipi i deputetit te PS-së, Rrahman Rraja, kurse Fjoralb Rraja është i afër i deputetit.

Lajme të reja kanë ardhur në lidhje me këtë çështje. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se Ramazan Rraja është liruar nga qelia, me vendim të gjykatës belge një ditë më parë.

“Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga “arrest me burg” është lënë në “detyrim paraqitje”. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel. Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanez është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha në studion e “ABC”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...