Gjuzi voton kundër Xhaçkës: Rama do ta trysnojë për të firmosur për detin

Parlamenti ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kujtim Gjuzi, ishte i vetmi ndër deputetët që mori fjalën pas miratimit të ndryshimeve në qeverinë Rama.

Në fjalën e tij ai, ka sqaruar se pse ka votuar kundër emrit të Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme dhe ka abstenuar për Niko Peleshin si ministër të Mbrojtjes.

Kujtim Gjuzi:Vota ime kundër është për arsye se Edi Rama ka vendosur në këto momente si ministre të Jashtme, një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mira me aleatët tonë SHBA dhe NATO. Unë për këtë abstenova në konceptin që duhej të ishte ministre e Mbrojtjes.

Ka votë kundër. Zonja ministre e ka votën kundër sepse jemi në një moment që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën ekskluzive, atje kur del nafta. Edi Rama në këtë moment do të trysnojë ministren e re për të firmosur çështjen e detit. Ky ishte deklarimi im. Vota ime tjetër abstenim ishte për Peleshin, sepse ne e deshëm që të ishte kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.”