E diel, 13 Qershor, 2021
23 C
Tirana

Gjonaj: Të bëhet drejtësi për policët e dhunuar!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ka cilësuar si të patolerueshme dhunën që u përdor dje në protestën e opozitës.

Në një komunikim për mediat, ajo tha se të gjithë ata që nxitën dhunën, duhet të dënohen. Ministrja Gjonaj shtoi më tej se këto akte dhune dëmtojnë integrimin e Shqipërisë.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ajo kërkoi që të bëhet drejtësi për policët e dhunuar. Sipas saj, opozita e nxiti këtë situatë, për shkak të ‘drejtësisë së re’.

“Dhuna është e papranueshme. Të gjithë ata që kanë nxitur dhunën, do të marrin dënimin sipas ligjit. Shqiptarët panë dhe kuptuan që protesta e djeshme nuk janë protesta për interes të qytetarëve, por për organizatorët.

Zbatimin e Reformës në Drejtësi e penguan me lloj e soj mënyrash për të ruajtur ndikimin politik.

Në këto akte dhune, dëmtohet Shqipëria duke penguar që të ecim përpara në rrugën e Integrimit Europian.

Këto shfaqje të shëmtuara e dëmtojnë Shqipërinë në sytë e shteteve të tjera, por jemi të vendosur për të ecur para”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e...

Ikja e Gramoz Ruçit nga politika dhe raporti mes moshës e pushtetit

Nga Alfred Peza Në sport sado i zoti që të jesh, mosha të limiton duke të detyruar që të “varësh këpucët në gozhdë”, atëherë kur...

Biden pritet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbrojtjen reciproke

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik kur udhëheqësit e saj, përfshirë Presidentin amerikan...