E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

“Gjonaj akuzohet për 4 vepra penale”, Blushi reagon ashpër ndaj Prokurorisë

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka reaguar ashpër pas zhvillimit të konferencës së Prokurorisë, ku ishte prezente edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi shprehet se Gjonaj akuzohet për 4 vepra penale dhe se Prokuroria duhet të kishte vepruar ndaj saj.

Ai e konsideron këtë gjë si të turpshme, teksa shton se herën tjetër do të mblidhen edhe më shumë shqiptarë për të manifestuar kundër këtyre padrejtësive.

Postimi i plotë:

Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...