E martë, 25 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

“Gjobat”, Lleshaj zbulon për çfarë do të përdoren të ardhurat

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zbuloi se gjobat që janë vendosur për maskat, do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Po kështu, ministri tha se vendi sfidohet ende nga krimi i organizuar, dhe për këtë arsye duhet të shtohen kapacitet. Lleshaj u shpreh se kanë nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit. Nevojë për drone, pasi jemi shtet me polici të vogël.

“Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjoba, do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës. Sot ne nga të ardhurat nuk kemi tagër të përdorimit të tyre.

Ministira e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit.

Kemi nevojë për drone, jemi shtet me polici të vogël. Ndërtimi i një qendre trajnimi për strukturë të brendshme.

Vendi ynë është një vend që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni. Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdhaja sa i përket monitorimit të kufirit. Duhet teknologji në analizën e komunikimeve elektronike”, tha ministri Lleshaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...