Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Gjoba 1 milion euro, FIFA kërcënon Skënderbeun me…

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Gjoba 1 milion euro, FIFA kërcënon Skënderbeun me…

Skënderbeut i shtohet një tjetër hall. I madh madje, shumë i madh… Pas konfirmimit të dënimit 10-vjeçar në KAS, “Panorama” raporton se FIFA ka nisur një shkresë ditët e fundit në Federatën Shqiptare të Futbollit, në të cilën njofton se Skënderbeu është i detyruar ta paguajë gjobën 1 milion euro para se të nisë sezoni.

Në të kundërt, edicionin e ri korçarët do ta nisin me -6 pikë.

Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë për bardhekuqtë, që tani u duhet të bëjnë llogari të tjera për sezonin e ardhshëm. Pse FIFA dhe jo UEFA? Sepse UEFA ia ka bërë të qartë më parë Skënderbeut se duhet të paguajë gjobën para se të nisë sezoni, por zyrtarët e klubit i janë drejtuar më pas FIFA-s nëse mund të shtyhet afati për disa muaj apo jo. Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje se duhet të zbatojë udhëzimet dhe kërkesat që vijnë nga UEFA.

SITUATA

Drejtuesit e Skënderbeut kanë dëshirë që betejën me UEFA-n pas dënimit me 10 vite mospjesëmarrje në Evropë dhe gjobës 1 milion euro për manipulime ndeshjesh ta vazhdojnë edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës. Veçse, për ta bërë këtë, ata duhet të vazhdojnë të funksionojnë ende si klub profesionist. E thënë ndryshe, për aq kohë sa dosja “Skënderbeu” do të jetë në zyrat e Gjykatës Federale, klubi nuk mund të shkrihet. Kjo e komplikon akoma më shumë situatën, sepse tani Ardjan Takaj vendoset mes tri zjarreve: 1) shpenzimet për Gjykatën Federale; 2) shpenzimet për të mbajtur një ekip modest në Superiore; 3) detyrimi për të shlyer patjetër gjobën para se të fillojë sezoni. Ka shumë pak shanse që Takaj t’ia dalë mbanë duke i përballuar të tria këto “fatura”.

PLANI I RI

Prej kohësh po artikulohet në korridoret e FSHF-së dënimi i mundshëm i Skënderbeut dhe zbritja e një ose dy kategorive më poshtë. Motivi zyrtar është i padiskutueshëm: humbe edhe në shkallën e fundit gjyqin sportiv me UEFA-n dhe rrjedhimisht konsiderohesh fajtor për trukimet. Në këtë mënyrë, klubi zbret një ose dy kategori më poshtë, por vazhdon të funksionojë juridikisht, çka nuk do ta pengonte procesin në Gjykatën Federale. Vendimi i kësaj të fundit pritet të jepet në qershor të vitit 2020. Deri atëherë, edhe nëse do të mbërrijnë nga FIFA herë pas here urdhra për heqje pikësh apo penalitete të tjera, klubi do të mund të siguronte kohë deri në përgjigjen e Gjykatës Federale.

Tags: 1 milioneuroFIFAgjobë

TË LIDHURA

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona
Bota

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

11:16 | 23/01/2026
Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Next Post
Protesta për Tomorrin, Malltezi nxjerr vendimin e Gjykatës: Poshtëruese

Protesta për Tomorrin, Malltezi nxjerr vendimin e Gjykatës: Poshtëruese

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Rama publikon fotot: Ja kështu do të shkëlqejë nesër Teatri i ri Kombëtar

Rama publikon fotot: Ja kështu do të shkëlqejë nesër Teatri i ri Kombëtar







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë
Aktualitet

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë

by mirseda
19:11 | 24/01/2026
0

Protestuesit zbrazin sheshin, drejtohen te Kuvendi. Berisha largohet me makinë Vijon...

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

Policia gaz lotësjellës drejt protestuesve, një qytetar ndjehet keq, merret nga ambulanca

19:08 | 24/01/2026
Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

Ndryshon skenari? Protestuesit largohen nga Kryeministria, zhvendosen para Kuvendit

19:06 | 24/01/2026
“Jemi në kilometrin e fundit”/ Berisha: Asgjë nuk na ndalë drejt fitores

“Jemi në kilometrin e fundit”/ Berisha: Asgjë nuk na ndalë drejt fitores

18:51 | 24/01/2026
Protestuesit ndezin blicat e telefonave, Bulevardi ndriçohet gjatë tubimit të opozitës

Protestuesit ndezin blicat e telefonave, Bulevardi ndriçohet gjatë tubimit të opozitës

18:36 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com